Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) sot ka mbajtur seancën e tetë me radhë për ketë vit.
“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim edhe për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MW në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen Solar Energy Group Europe, dhënien e autorizimit për ndërtim të projekteve tjera Solare me 1 MW për ndërmarrjen Eling Grup, si dhe Energy Development Grup prej 6 MW.
Po ashtu, në këtë seancë Bordi miratuar kërkesat për dhënie të licencave për ndërmarrjet Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.
“Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE”.