Deputeti i VV, Dimal Basha, ka shkruar me mëngjes në lidhje me një deklaratë të një deputeti të PDK.
“Si ka mundësi se një deputet i PDK-së pe di kur ka m’u intervistu dhe kur paska m’u arrestu ministrja nga Prokurori Special? Si po e di ky komplet axhendën e Prokurorit të nderum qytetarë, sepse as unë e as ju nuk e dini, vetëm ky po i di krejt rrjedhat se çka do të ndodh???!!! Në cilat shtete demokratike politikani e di komplet se cilat janë veprimet dhe përfundimet e punës së një Prokurori?”, shkruan Basha në Facebook.
Mirëmëngjesi,
Më ra në sy një deklaratë interesante që paska dhanë për media një deputet i PDK-së, ish drejtor i Policisë, ku thotë se “Ajo [ministrja Hajdari] do të jetë subjekt i intervistimit nga prokurori i Prokurorisë Speciale…Javën e ardhshme mund të arrestohet Rozeta Hajdari…”
Si ka mundësi se një deputet i PDK-së pe di kur ka m’u intervistu dhe kur paska m’u arrestu ministrja nga Prokurori Special? Si po e di ky komplet axhendën e Prokurorit të nderum qytetarë, sepse as unë e as ju nuk e dini, vetëm ky po i di krejt rrjedhat se çka do të ndodh???!!! Në cilat shtete demokratike politikani e di komplet se cilat janë veprimet dhe përfundimet e punës së një Prokurori?
Vet ambasadorët e thonë, por edhe i gjithë populli e di, se sistemi i drejtësisë i shërben interesave të caktuara, dhe jo popullit! Interesa të caktuara në Kosovë gjithmonë kanë qenë dy dhe të vetme, politikanë të opozitës dhe milionerë tendermen që janë pasuru përmes këtyre të parëve, pra tandem në krim që sot po kërkojnë të kthehen sepse ka fillu me iu rrëshqit dheu nën këmbë!