Ditëlindja 77-të e presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është festuar edhe në Kosovë. Ishte Shoqata “Miqtë e Amerikës”, e cila mblodhi bashkë personalitete të ndryshme për ta prerë tortën në nderim të jetës dhe veprës së presidentit amerikan.
Festimi i kësaj ditëlindje kishte për qëllim falënderimin ndaj ish-presidentit Bill Clinton dhe Amerikës për kontributin që ata i kanë dhënë Kosovës, si dhe për të përçuar nënvetëdijen tek të rinjtë në Kosovë.
Kryetari i shoqatës ”Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi tha se populli i Kosovës e në veçanti ai shqiptarë, është falënderues ndaj presidentit Clinton dhe gjithë Amerikës.
Rexhepi: Populli shqiptarë përherë falënderues Amerikës dhe Clintonit
“Ky veprim tregon më së mirë që populli i Kosovës, shqiptar në veçanti është falënderues nuk i harron veprimet e mira që i keni bërë për ne në ato kushte, në ato momente kur edhe ka qenë në rrezik, populli jonë është falënderues prandaj dimë me e kthyer të mirën sepse e kemi në gjene, jemi popull fisnik, e kemi një traditë e kulturë”, tha Rexhepi
Ai tha se kjo nuk është vetëm një festim i një ditëlindje, por një mesazh përçues te institucionet në SHBA.
Rexhepi: Festimi i ditëlindjes së presidentit, mesazh falënderues ndaj Amerikës
“Veprimet tona edhe pse në shikim të parë duke festim i një ditëlindje, është e vërtetë që është një festim i një ditëlindje, mirëpo mesazhi ka qenë i një lloji, tendenca ka qenë që veprimi jonë të ketë një efekt, nën vetëdijen e masës, e posaçërisht nën vetëdijen e të rinjve që përmes kësaj ditëlindje, përmes këtij veprimi tonë, mesazhet shkojnë për institucionet më të larta Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidentit të SHBA-së”, është shprehur Rexhepi.
Rexhepi theksoi se Amerika i ka hapur rrugë Kosovës në kohën kur Evropa ishte kundër, derisa shtoi se nëse Amerika nuk do të ishte, sot Kosova nuk do të krijonte shtetin.
Rexhepi: Sikur mos të donin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijonin shtetin e Kosovës
“Sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të krijonin shtetin e Kosovës, sikur mos të donin Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk do të shndërronin FSK-së në ushtritë të Kosovës, sepse komplet Evropa ishte kundër, sikur mos të donin shtete e Amerikës nuk do të bënin inkuadrimin e pjesëtarëve të ushtrisë tonë elite FSK. Këto veprime tregojnë investime kapitale” tha Rexhepi.
Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 77-të. Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.