Goditën nga veturat dy fëmijë

Dy fëmijë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve nga veturat gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Policisë, në fshatin Piranë të Prizrenit, dje është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar (fëmijë).

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Kurse, dje pasdite në Suharekë, është arrestuar e dyshuara kosovare pasi që e njëjta derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën femër kosovare (fëmijë), e cila ishte duke kaluar rrugën.

Si pasojë, lëndime ka pësuar viktima e cila pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.