Hoti akuzon Kurtin: Dëshironi ta kontrolloni Këshillin Prokurorial, kot e keni!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti. Ai ka thënë se një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë.

“Dyshimet rriten edhe për faktin se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë.

Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri. Kot e kanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.