Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën, në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi i është gjetur sasi e substancave narkotike.
Në raport thuhet se gjatë kontrollit në afërsi të shtëpisë së tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar tetë paketime me peshë 12.4 gram me marihuanë.
Gjatë operacionit, në vendngjarje është paraqitur edhe i dyshuari tjetër, që gjatë kontrollit i është gjetur një gram substancë narkotike, e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar me procedurë të rregullt.