Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier ka takuar sot disa nga përfaqësuesit politik serb në Kosovë. Havenier ka thënë se me përfaqësuesit serb ka diskutuar për çështje të rëndësishme për komunitetion e tyre.
“Pata rastin të pres sot disa përfaqësues politikë serbë të Kosovës për të diskutuar çështje të rëndësishme për komunitetin e tyre. Opinionet e ndryshme dhe pluralizmi janë pjesë përbërëse e çdo demokracie të fortë dhe të shëndetshme. Përsërita mbështetjen tonë të kahershme për një Kosovë sovrane, multietnike dhe demokratike”, ka thënë Hovenier, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.