Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka qëndruar në Athinë të Greqisë. Ai mori pjesë në darkën joformale, ku u diskutua mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, darkë kjo që u organizua nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
E sot kryeministri ka një takim kokë më kokë me homologun e tij grek.
Takim të ndarë ka paralajmëruar vet kryeministri grek në publikimin e agjendës së tij ditore. Sipas kësaj agjende Mitsotakis do t’i ketë tri takime, dy me presidentët e një me kyeministrin Kurti.
Takimi me Kurtin është paralajmëruar të ndodhë në orën 10:45
Kjo është agjenda e publikuar nga mediat greke:
Ora 09:00 Takimi dypalësh me Presidenten e Moldavisë Maia Sandu
Ora 10:00 Takimi dypalësh me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq
10:45 Takimi dypalësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.