Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se ZPS-ja ka ndërprerë hetimet ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Driton Lajçi.
“Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullit 47 të Rregullores, ZPS ka dorëzuar njoftim për pushimin e hetimeve ndaj Driton Lajçit. Siç shihet nga parashtresat publike në këtë rast, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Rasti i tij kishte të bënte me hetime dhe/ose raste gjyqësore lidhur me bazat e krimeve të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Lajçi ishte ftuar në intervistë nga ZPS në vitin 2019 si i dyshuar.