Takimi Vuçiq-Zelensky, deputeti Gonarchenko: Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Aleksandar Vuçiq, është takuar mëngjesin e sotëm në Athinë me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelensky. Vuçiq  tha se Zelensky kërkoi këtë takim privatisht.

Pas këtij takimi ka reaguar deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Gonarchenko.

Ky i fundit ka thënë se Serbia është aleate e Rusisë dhe rrjedhimisht nuk mund ta tërheqin në anën e Ukrainës.

Në fund të statusin ai ka shkruar se Ukraina duhet ta njohë Kosovën.

“Zelensky u takua me Presidentin e Serbisë. Serbia është aleate e Rusisë. Ne nuk do të mund ta tërheqim Serbinë në anën tonë. Dhe kjo nuk është për shkak se ne jemi shumë të këqij, por sepse popullsia e Serbisë mbështet Rusinë në një shumicë të pabesueshme.A duhet të takohemi atëherë? Po sigurisht. A duhet të kompromentojmë parimet tona? Jo. Ukraina duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Gonarchenko.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.