Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një takim me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së për Evropë edhe Euroazi, Gabriel Escobar
Lajçak ka shkruar se me Escobarin ka pasur një diskutim të thelluar mbi dialogun Kosovë-Serbi, rrugën përpara dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Gëzohem që mirëprita në Bruksel kolegun dhe mikun tim të mirë, Escobar. Së bashku me ekipet tona, ne kaluam dje në një diskutim të thelluar mbi Dialogun, situatën aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Mirënjohës për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Esocbar.
Glad to welcome my colleague and good friend 🇺🇸 DAS Escobar to Brussels. Together with our teams, we spent yesterday in an in-depth discussion on the Dialogue, state-of-play and way forward, as well as other Western Balkan regional issues. Grateful for an exceptional cooperation. pic.twitter.com/q8DgthhGpz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 23, 2023