Leonora Shala shkoi në një klinikë private në Malishevë për të hequr një dhëmb që po i shkaktonte dhimbje. Por askush nuk do ta besonte se vizita e saj tek klinika private do të ishte e fundit për të në jetë.
Burime të DTV bëjnë të ditur se stomatologu malishevas, Xhavit Karaxha ishte ai që pranoi pacienten me dhimbje dhëmbi.
Por gjendja e saj filloi të përkeqësohej për çka u dërgua me urgjencë në QKUK. Leonora nuk arriti të tejkaloj më të keqen dhe më pas ndërroi jetë në QKUK.
Stomatologu që pranoi pacienten, Xhavit Karaxha dhe motra e tij janë arrestuar nga Policia e Kosovës me akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
35 vjeçarja nga fshati Ngucat i Malishevës jetonte në Itali ndërsa la pas burrin dhe katër fëmijë./DTV/