Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se disa profesionistë të gjyqësorit të Kosovës do të shkojnë në SHBA për një vizitë studimore.
“Urimet më të mira për këta profesionistë të përkushtuar nga gjyqësori i Kosovës ndërsa nisen për një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohen me homologët amerikanë dhe do të eksplorojnë praktikat e SHBA-së për menaxhim efektiv të rasteve dhe gjykimeve”, thuhet në njoftim.
SHBA tha se sundimi i ligjit në Kosovë është prioritet për ta dhe se për këtë po bashkëpunojnë me Kosovën.
“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit, një prioritet kyç për misionin”.