Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka qëndruar për vizitë në zyrat e misionit të UNMIK-ut.
Aty ka njoftuar të jetë pritur nga Përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh.
Ata kanë folur për një mori çështjesh që lidhen me aktualitetin.
“Ndër çështje të tjera me rëndësi dhe partneritetin e gjatë Bashkim Evropian-Kombe të Bashkuara, ne diskutuam edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Barbano.