Baraliu vjen me një propozim urgjent për qeverinë Kurti – ja për çka bëhet fjalë

Analisti Bleron Baraliu ka reaguar në lidhje me propozimin e fundit nga Ministria e Arsmit për sa i përket furnizimit me tekste shkollore.

Ai në një postim në Facebook paraqiti një propozim urgjent për librat, përcjell “Dtv”.

Baraliu tregoi se si të shpërndahen shtesat për familjet me të ardhura nën 500 euro për banor si dhe gjithë familjet e veteranëve:

“1. 150 euro për nxënës të shkollës 1-5

2. 200 euro për klasët 6-9

3. 250 euro për klasët 10-12

50% më pak për të gjitha familjet me të ardhura më lartë se kaq”.

Postimi i plotë

E kam një propozim konkret dhe urgjent për librat.

= Qeveria ti ofrojë (dhe paguaj deri më 5 Shtator) shtesa familjeve për secilin nxënës në Kosovë, si ndihmë për t’i mbuluar shpenzimet e librave dhe materialeve tjera:

Për familjarë me të ardhura nën 500 euro për banor si dhe gjithë familjet e veteranëve

1. 150 euro për nxënës të shkollës 1-5

2. 200 euro për klasët 6-9

3. 250 euro për klasët 10-12

50% më pak për të gjitha familjet me të ardhura më lartë se kaq

Kostoja totale për qeverinë do të ishte rreth 30 milionë, por cilësia në Arsim do to ndjehej dukshëm.  Nxënësit vitin tjetër do t’i shisnin disa nga librat/kalonin nxënësve më të vegjël nga familja.

Mësuesit duhet të kujdesen që secili nxënës ka blerë librat e nevojshëm.  Nëse ka probleme në treg në start të shkurtër, të mundësohet edhe libri digjital si alternativë në bashkpunim mes botuesve dhe qeverisë/MASHT

P.s. në afat 3 vjeçar MASHT duhet të bëjë zgjidhje serioze, me ipad/digjital si dhe vet-prodhim të librave të marrë me leje nga jashtë, siç bën New York School of Science in Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.