Ilir Daja: Fitore e madhe e Ballkanit dhe e gjithë Kosovës

Ilir Daja e nis prononcimin pas ndeshjes së madhe me Bate Borisovin, duke ia dedikuar suksesin të dëmtuarit Lindon Emërllahu, tashmë i operuar e që do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Kjo ftore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës.

Në pjesën e parë kemi pasur tri katër raste me portierin dhe kemi marrë një gol, futbolli i ka këto, nga një ekip që ka më tepër përvojë se ne, ka lojtarë shumë të mirë.

Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste. Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e madhe. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për të që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe.

Suksesi i Ballkanit është sukses i futbollit të Kosovës. Me atë humbje me Ludogortetsin të merren specialistët.

Çelësi i suksesit: “Ne, trajnerët, nuk zbërthemi nga ana tekniko-taktike, sepse kemi edhe një ndeshje tjetër. Është sekret profesional, as unë dhe as djemtë nuk mund të tregojmë se kush ishte strategjia jonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.