Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka hedhur dyshime mbi punën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”, ka shkruar Haxhiu.
Pas kësaj kanë reguar eksponentë të partive opozitare në Kosovë, duke i kundërshtuar ashpër akuzat e ministres Haxhiu.
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cilësoi “Neveritëse. Shqetësuese. Totalitare”, deklaratat e Haxhiut kundër Prokurorisë.
“Si duket Ministrja e Drejtësisë nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mbanë përkohësisht”, ka thënë ajo.
Kurse Bekë Berisha, nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës (AAK), në Facebook ka shkruajtur “Qeveria kundër prokurorisë!”.