Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.
Lidhur me këtë çështje, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, vlerëson se pavarësisht kundërshtimeve nga vetë strukturat ilegale të shtetit serb në shtetin e Kosovës dhe pavarësisht brengave që paraqesin miqtë ndërkombëtar, të cilët nuk duan të ketë përshkallëzim të situatës, shteti duhet të veproj.
Sipas tij, tashmë strukturat paralele të cilat janë destruktive dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës duhet të largohen.