Çitaku: Deklarata e Presidentit Macron duhet të merret seriozisht nga Qeveria

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ku thotë se do të ketë pasoja për Kosovën dhe Serbinë nësë nuk sillen me përgjegjësi.

Ajo thotë se kjo deklaratë duhet të merret seriozisht nga Qeveria dhe se kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar.

Postimi i plotë:

Deklarata e Presidentit Macron për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria.

Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar.

Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues.

Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë.

Përkundrazi, kuptojeni drejtë paralajmërimin e Presidentit Macron, veproni me përgjegjësi dhe mos ua cenoni lirinë e lëvizjes qytetarëve të Kosovës – të merituar dhe të pritur prej shumë vitesh!

Leave a Reply

Your email address will not be published.