Mushkolaj: Shqetësuese deklaratat e Macronit lidhur me rishikimin e politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën

Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja

Analisti Imer Mushkolaj, e ka konsideruar shqetësuese deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se pret një angazhim të qartë nga të dyja palët. Ai tha se Franca dhe Gjermania kanë bërë ato zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështjeve të tjera ekonomike që do të rishikohen nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë të sillen me përgjegjësi.

Në emisioni ku po diskutohet për diskutimet e udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, analisti Mushkolaj ka theksuar se është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja.

“Përgjigja e Kurtit është pritur me duartrokitje, por përtej kësaj për mua ka qenë interesante deklaratat e presidentit të Francës për paralajmërimin për mundësinë e rishikimit të vizave e që ishte një farë lloj kërcënimi i butë apo i tërthortë karshi Kosovës… është shqetësuese që vjen në diskutim rishikimi i politikës ndaj regjimit të vizave me Kosovën si një lloj shkopi karshi Kosovës për mospërmbushjen e kërkesave që i ka BE-ja”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas Mushkolajt, ato që Kurti ia tha kryeministres së Serbisë qëndrojnë.

“Por përtej kësaj më la përshtypje se si kryeministrja serbe e përsërit thotë se Kosova është pjesë e Serbisë ndërkohë që të gjithë paneli me liderët e Ballkanit Perë2ndimor e kishte fokusin te integrimi i rajonit dhe bashkëpunimi dhe askush nga ta nuk e bëri si temë sesi qysh ti si kryeministre e një shteti që ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, vazhdon që të insistosh që Kosova është pjesë e Serbisë e në anën tjetër pret që të normalizohen raportet me Serbinë”, shtoi ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti i tij është për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe se kjo është e mundur, por homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, tha se prioritet për Beogradin është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Brnabiq, që ishte e pranishme në panelin e njëjtë, sërish përsëriti qëndrimin se Kosova është pjesë e Serbisë dhe insistoi se hapi i parë drejt normalizimit është themelimi i Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.