Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila në Bled të Sllovenisë ka deklaruar se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë të drejta dhe se ata askush nuk i vret.
“Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, “paskan të drejta” sepse askush si “vranë”, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimsi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”, ka shkruar Kamberi në facebook.