Policia e Kosovës ka dënuar më 300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit motorik për shoferin i cili lëvizi në kahje të kundërt në autostradë.
“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhe në njoftim.