Vuçiq “paralajmëron furtunë ndaj Serbisë”: Presim presione edhe kërcënime të mëdha rreth Kosovës në muajt e ardhshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka përsëritur frazën që ka në maje të gjuhës në muajt e fundit se “në muajt e ardhshëm do ketë presione edhe kërcënime të mëdha rreth Kosovës dhe Serbia nuk do ta ketë aspak lehtë”.

Na pret periudhë e rëndë presioni në lidhje me Kosovën ka deklaruar ai, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Dtv”.

“Presim shumë kërcënime edhe presione dhe zbatimi i tyre presioneve në vepër në Kosovë nga ana e atyre që janë jo mjaftueshëm të përgjegjshëm dhe nuk kuptojnë se paqja nuk është interes vetëm i serbëve por edhe i shqiptarëve” tha Vuçiq, duke shtuar se “kam përshtypjen se muajt e ardhshëm nuk do jenë aspak të lehtë për ne”.

Këto paralajmërime Vuçiq i bëri gjatë vizitës që bëri në punimet për rikonstruktim të urës mbi lumin Mlave tek Petrovci, ku theksoi se është shumë mirë që në rrethana aktuale po mundemi të punojmë edhe ndërtojmë.

“Kur shihni sa ka probleme globale, mirë që në vend po mund të siguroni një punë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë” tha Vuçiq.

Vuçiq për herë të parë përmend kërcënimet edhe presionet që do të zbatohen në vepër, gjë që më parë nuk e ka thënë, por nuk përmendi as cilat mund të jenë ato kërcënime që do zbatohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.