“Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.
Kështu deklaroi Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, deklaratë e cila më pas nxiti reagime në vend.
Klinku sot është marrë në pyetje nga policia.
Mirëpo, bashkëluftëtari i tij, Fatmir Humolli po thotë se ajo që e ka thënë Klinaku u keqinterpretua dhe po përdorët për dëshirën e dikujt.
“Klinaku nuk e ka lëshuar vendin për kurrfarë presioni, kjo në kontekst më shumë po keqpërdoret për dëshirë të dikujt. Unë e pashë deklaratën e tij që askush nuk ka arsye me lëshu vendin, duhet me qëndru e me punu vet. Prokurori duhet me vlerësu, me arsyetu edhe në qoftë se e merr në pyetje. Drejtësia nëse e sheh që me të vërtetë iu ka kërcënuar Albin Kurtit, atëherë duhet me vendos gjykata për këtë punë”, tha ai.
Deputeti, Fatmir Humolli thotë se Klinaku duhet të jetë i matur me fjalët ngase ka një pozitë të rëndësishme dhe mundësia për t’u keqinterpretuar fjalët është e madhe.
“Duke e pasë parasysh gatishmërinë për m’u keqpërdor si kryetar i veteranëve të luftës duhet me pasë parasysh që nuk është korrekte me folë për pa e vlerësuar situatën, duhet me qenë më i matur me fjalë, për arsye se gjithmonë po ka mundësi me u keqinterpretuar”, tha ai.
Humolli thotë se luftëtarët në vend po goditën qëllimisht.
“Tek ne është një logjikë me i godit luftëtarët që ka luftuar për vend të vet. Luftëtari nuk duhet me u keqinterpretu qëllimisht prej dikujt që nuk ka guxu me kap pushkën me luftu kundër Serbisë”, tha ai.