I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në Tëitter se me presidentin serb kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë në shtator si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës.
”Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.