Dogana gjen mbi 350 lloje të barnave të kontrabanduara në 5 barnatore në Prishtinë

Njësit e Doganës së Kosovës, të enjten kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara (barnatore) në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.

Sië njofton dogana gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme.

“Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar”, thuhet në njoftim.

Sipas doganës, malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve.

“Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve”, thuhet në fund të njoftimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.