Kjo komunë siguron transport falas për nxënësit

Komuna e Dragashit do të sigurojë transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të komunës dhe për ata që vijojnë mësimet në shkollë të mesme në Dragash.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Administratës, Vetim Ramadani, duke treguar në detaje për të gjitha relacionet mes fshatrave të Dragashit.

Ramadani ka thënë se kjo është “dhurata e shtatorit” dhe një premtim që Xheladini e ka mbajtur.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari Bexhet Xheladini realizon edhe një premtim, duke siguruar transport pa pagesë”, ka shkruar Ramadani

Leave a Reply

Your email address will not be published.