/

Pediatrit dhe prindërit në SHBA apel autoriteteve: Ndaloni shitjen e pijeve energjike për fëmijët

Pediatrit dhe prindërit në SHBA po u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndalojnë tregtimin pijeve energjike te fëmijët dhe të miturit.

Efektet anësore për fëmijët që konsumojnë kafeinë përfshijnë rrahje të shpejta ose të çrregullta të zemrës dhimbje koke, dridhje, shqetësime në stomak dhe efektet negative emocionale në shëndetin mendor.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) aktualisht po shqyrton një kërkesë të udhëheqësit të shumicës në Senatin amerikan Chuck Schumer për të hetuar përmbajtjen e kafeinës te këto pije të reja që kanë dalë në treg, pasi në etiketa nuk tregohet përmbajtja e vërtetë, tha një zëdhënës.
Në SHBA dhe MB nuk ka asnjë rregullore kombëtare që ndalon shitjen e pijeve energjike me shumë kafeinë. Në mungesë të një kuadri ligjor në lidhje me moshën e konsumatorit, siç është ai që vlen për alkoolin dhe cigaret, shitësit me pakicë nuk kanë gjasa të kufizojnë aksesin në to, prandaj, apeli shkon për autoritetet që të marrin masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.