Eksperti i arsimit: Nagavci e paditur, ka bërë shkelje të rënda ligjore me subvencionimin e teksteve

Eksperti i arsimit, Jonuz Salihaj  ka thënë se njerëzit në Ministrinë e Arsimit në krye më ministren, Arbërie Nagavci janë të paditur.

Salihaj tha se vetë fakti që aplikimi është i hapur deri me 30 shtator për subvencionim të teksteve mësimore, nënkupton që procesi mësimore do të mbetet mbrapa.

“ Plotësisht janë të paditur nga kjo ministre(Nagavci), prej të parës duke filluar e rend, krejtësisht të paditur. Për arsyeje se çdo prindër më mirë e ka pasur me i pas librat shkollore fëmija përpara kur të shkon në shkollë, sesa prindërit më u rrepat më to, me atë E-Kosovën që dikush nuk dinë me u gjetë më të, në viset rurale p.sh dhe vetë fakti se kjo platformë do të jetë e qasshme deri me 30 shtatore do të thotë se praktikisht ky muaj do të shkojë vetëm duke u marrë më këto punë, me tekstet shkollore dhe procesi mësimore do të mbetet mbrapa”, ka deklaruar ish-ministri i arsimit në Tëvë 1.

Ai tha se kjo ministri ka bërë shkelje të “rënda” ligjore, pasi sipas tij këtë vit ka ndarë më shumë para për tekstet shkollore. Salihaj ka thënë se kështu ka ndodhur edhe vitin e kaluar, ku janë  harxhuar 17 milionë euro me 110 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin shkollore 2007/8.

“Decitivisht  është bërë shkelje për arsyeje se Udhëzimi nuk bënë fjalë për subvencione, bënë fjale për sigurime të teksteve shkollore nga shteti, por jo edhe të mjeteve mësimore, jo më i nda për arsimin fillore  80 euro e që nuk shkojnë 80 euro shkojnë më pak, pra 65 euro e tjerat më i marrë mjete mësimore. Buxheti i Kosovës duhet të kursehet, unë vetëm një fakt po iu ja japë, ne përpara  në atë sistemin që thash ka qenë i tabluar mirë kemi harxhuar 8-10 milionë euro për vit për tekste shkollore…kjo ministri vjet për tekste shkollore i ka harxhuar 17 milionë euro. Edhe këto 17 milionë i ka harxhuar me 110 mijë nxënës më pak krahasuar me vitin shkollore 2007/8…tash kjo ministre i paguan tekstet shkollore 20-30 euro për arsyeje se ka futur një nen në ligj për librat alternative dhe tashmë mësimdhënësi ka të drejtë që të zgjedhe libra alternative…Këta janë duke bërë shkelje ligjore, shkelje të rënda… ”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ministria e Arsimit këtë vit ka vendosur për subvencionimin e teksteve mësimore.

Sipas njoftimit të tyre, 80 euro do të ndahen për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, ndërsa  klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore.

Ky vendim ka marrë kritika të shumta, pasi shumë qytetarë janë ankuar për problem të shumta gjatë aplikimit në platformën E-Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.