Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë – shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për DTV-në se një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.