Një grua ka vdekur dje në Podujevë, pasi derisa ishte duke ecur ishte goditur nga një automjet.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se është arrestuar shoferi i automjetit.
Si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.