Pritjet e prindërve para librarive, Musliu: Dështimin e Qeverisë Kurti po e paguajnë qytetarët

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka postuar një foto ku shihen disa prindër e nxënës duke pritur në radhë para një librarie për t`u furnizuar me tekstet shkollore për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se libraritë e qyteteve sot e kishin të vështirë të menagjonin me fluksin e qytetarëve që kishin dal për t`i furnizuar me libra fëmijët e tyre.

Ajo ka bërë me dije se dështimet e Qeverisë Kurti po i paguajnë qytetarët e Kosovës.

“Deshtimin e Qeverisë Kurti po e paguajnë qytetaret. Libraritë e qyteteve sot e kishin të vështirë të menagjonin me fluksin e qytetarëve qe mundoheshin te siguronin librat për femijet e tyre! Mashtruesi nuk brengoset për fēmijët Kosovës sepse vajza e tij shkollohet ne shkollat prestigjioze te Norvegjisē. Premtimin pēr ndryshim qytetarët e këtij vendi po e provojnë mbi lëkurë, uroj që të nxjerrin leksionin më të mirë për të sotmen dhe të ardhmën e tyre duke e çuar në pakthim Albinin, kabinetin e tij plaçkitës dhe idenë se me këtë popull politika mund të tallet”, ka shkruar Musliu.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.