Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajljaj, e ka rrëfyer përvojën e tij personale me blerjen e librave shkollorë. Çka tha ai?
Përshkrimi më interesant që i jep asaj që ka përjetuar është “kaos i gjallë”.
“Disa libra janë, disa nuk janë, disa nuk janë shtypur ende, disa nuk kanë ardhur ende… Mos të flasim për cilësinë e tyre.” – u shpreh z. Smajljaj me anë të një postimi në Facebook.
“Dikur cilësia ishte e dobët në arsim. Ndryshe nga e kaluara, tani është cilësia e dobët dhe kaosi i lartë.” – vazhdoi ai.
Postimi i plotë:
Isha në librari për t’ua blerë librat fëmijëve.
Kaos i gjallë.
Disa libra janë, disa nuk janë, disa nuk janë shtypur ende, disa nuk kanë ardhur ende, …. . Mos të flasim fare për cilësinë e tyre.
Dikur cilësia ishte e dobët në arsim.
Ndryshe nga e kaluara, tani është cilësia e dobët dhe kaosi i lartë
Kaosi tanimë ka emër e mbiemër.
Hiqa.