Reagon sërish Klinaku: I kërkoj falje publikut që e kam vlerësu aq lart një njeri që nuk e meriton!

Pas deklaratës e cila bëri bujë ku kërcënoi kryeministrin Kurti, ka reaguar sërish Faton Klinaku nga OVL-UÇK.

Klinaku bën thirrje për koncentrim dhe e lidh me një shprehje popullore.

“E pres dorën e nuk vjedh”!A mos e kam kërcënuar dorën time!? shkruan Klinaku në rrjetin e tij social Facebook.

“I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim” vazhdon tutje ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Koncentrohuni, mos folni budallallëqe!
Thënie popullore:
“E pres dorën e nuk vjedh”!
A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri që nuk e meriton vlerësimin tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.