Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:50 në fshatin Vogovë të Gjakovës, si pasojë e të cilit shoferi 54-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka ndërruar jetë.
Këtë për DTV-në e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 19:50 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në fshatin Vogovë- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku ngasësi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Për pasojë shoferi i automjetit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i lindur në vitin 1969) ka humbur jetën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit si dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.”