Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda.
Grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.
Pas ndeshjes, Marku nuk harroi t’i hidhte dorezën e sfidës kundërshtarëve më të fortë britanik, ndërsa edhe njëherë theksoi se në një ndeshje të madhe, do të dhuronte edhe më shumë spektakël.
“Kam punuar shumë për këtë rikthim, dua ndeshje të mëdha, boksierët nuk ndeshen me mua, Connor Ben.
I pres më të mirët. Dua një ndeshje të fortë dhe do ta shihni se çfarë do tju dhurojë”, u shpreh Marku.