Florian Marku rikthehet në ring, pas më shumë se një viti

Bokseri shqiptar Florian Marku do të rikthehet në ring mbrëmjen e së shtunës, pas më shumë se një viti.

Ai do të boksoj kundër  irlandezit, Dylan Moran në kategorinë e peshave të rënda, ku lufta do të jetë me 10 raunde.

Ndeshja do të filloj në orën 18:30, dhe meçi do të zhvillohet në “AO Arena”, në Mancester.

Marku gjithashtu ka postuar një fotografi të tijën me mbishkrimin “Mirëmëngjes Botë sot është dita ime !!! INSHALLAH”, e që synon ta mbajë rekordin si i pamposhtur.

Marku 30 vjeçar, në gjithsej 13 ndeshje ka arritur 12 fitore dhe një barazim. Shtatë prej fitoreve të tij, ai i ka arritur me nok-aut.

Kurse kundështari i Markut, Moran, në 19 ndeshje ka arritur 18 fitore, e një disfatë. Tetë nga fitoret e tij i ka arritur me nok-aut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.