Gresa Hoti mahnit në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia

Këto ditë në Venedik të Italisë, po mbahet Festivali Tradicional i Filmit në Venecia.

Megjithëse edicioni i 80-të i filmit është “goditur” nga një grevë e aktorëve dhe skenaristëve të famshëm të Hollywoodit, prapëseprapë festivali po arrin të mbahet me shumë prej filmave të njohur pjesëmarrës.

E ftuar në festival këtë vit ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila ka shkëlqyer me dukjen e saj.

Rita Ora në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Jacopo Raule/Getty Images)

Por duket se ajo nuk është shqiptarja e vetme pjesëmarrëse në këtë edicion, pasi edhe një bukuroshe tjetër nga Kosova ka parakaluar në tapetin e kuq të festivalit.

Bëhet fjalë për modelen malishevo-milaneze Gresa Hoti, e cila ka është paraqitur në një nga ditët e festivalit

Ajo ka defiluar në tapetin e kuq të Festivalit të 80-të të Filmit në Venecia, e veshur me një fustan ngjyrë rozë të materialit saten, me të cilin dukej mjaft elegante.

Gresa Hoti në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia (Foto: Instagram)

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Gresa është komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit për këtë paraqitje të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.