Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pa sot nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Ai u njoh për së afërmi me ecurinë e punimeve nga përgjegjësit, për çka u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre.
Gjatë kësaj dite është betonuar edhe një pjesë e pllakës së tretë të xhamisë.