Komuna e Vushtrrisë ka nisur punimet në lumenjtë e vetë për të shmangur vërshimet.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në një postim në Facebook, duke thënë se janë duke bërë punime për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore në këtë komunë.
“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, shkroi Idrizi.
Komuna e Vushtrrisë njihet si rajon ku reshjet atmosferike shkaktojnë vërshime.
Madje qershorin e këtij viti, komuna pati shpallur gjendje emergjente si pasojë.