Pas afro tri vitesh që nga arrestimi i tij nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi, ish-Presidenti i Kosovës, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Nacionale”, ku ai flet për veten, familjen, si dhe të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës.
Thaçi në intervistë ka folur edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. I pyetur për marrëdhëniet e tij me kreun e qeverisë shqiptare, ndër të tjera, Thaçi ka rrëfyer edhe vizitën e Ramës tek ai në Hagë.
Ai tregoi se në Ramën kishte një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore, jashtë kontekstit politik dhe procesit gjyqësor.
Thaçi shprehu respektin dhe admirimin e tij për kryeministrin shqiptar dhe angazhimin e tij në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Intervistën e plotë e gjeni në linkun më poshtë:
Thaçi nga burgu: Të punohet që secili qytetar, të ndihet mirë dhe krenar me Kosovën