Inspektorati identifikon katër institucione shëndetësore të palicencuara

Katër institucione shëndetësore private, ka identifikuar Inspektorati i Shëndetësisë, mbi dyshimin e bazuar për veprimtari të paligjshme.

Të katër institucionet sipas njoftimit të lëshuar, në komunat Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, ishin të palicencuara.

Lidhur me këtë, Inspektorati i Shëndetësisë, thotë se sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik.

Me këtë rast, Inspektorati Shëndetësor bën të ditur se së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor.

Ndaj me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.

”Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.

Në dispozicion janë numrat kontaktues:

Inspektorati Shëndetësor: 03820024154

Linja e ankesave: 080017777”, specifikohet tutje në kumtesën e lëshuar.

 

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.