Abdixhiku dhe zyrtarë të LDK’së e shpërndajnë logon e “Rrugës së Re”

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku bashkë me zyrtarë dhe ekspertë partiakë janë duke finalizuar programin partiak “Rruga e Re”. E gjithë kjo po ndodhë në kuadër të një mbledhje partiake ku janë përfshirë deputetë, kryetarë dhe zyrtarë të komunave të ndryshme, deri te anëtarë të përgjithshëm të partisë.

Mbledhja e udhëhequr nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sipas LDK është rezultat i një procesi të gjatë dhe të hollësishëm konsultativ me ekspertë të ndryshëm, si brenda ashtu edhe jashtë strukturës së partisë. Zyrtarë të LDK-së bëjnë të ditur se detajet e programit “Rruga e Re” do të prezantohen zyrtarisht gjatë muajve në vazhdim, duke i dhënë një formë të plotë dhe të detajuar vizionit të partisë për të ardhmen e Kosovës.

Ndryshe sot në mbrëmje kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku dhe zyrtarë tjerë partiakë si Lutfi Haziri, Berat Rukiqi etj., kanë shpërndarë logon e “Rrugës së Re”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.