PDK e padit deputetin Abrashi, i akuzoi për “vrasjen e kundërshtarëve politikë”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), siç kishte paralajmëruar, e ka dërguar në Gjykatë padinë ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, pasi ky i fundit akuzonte partinë opozitare për vrasje të kundërshtarëve politikë.

Sekretari i PDK-së Betim Gjoshi në një prononcim për median e ka konfirmuar padinë ndaj deputetit Abrashi, derisa shtoi se “presim që gjykata të merr hapat e nevojshëm me adresua këtë çështje”.

Po ashtu siç edhe kem paralajmëruar ne kem paditur deputetin në fjalë.Dhe presim që gjykata të merr hapat e nevojshëm me adresua këtë çështje. Po ashtu me lejoni të them që në secilin rast do reagojmë njëjtë, nuk do lejojmë që askush të shpif në adresë të PDK-së”, tha Gjoshi.

I pyetur se a ka pasur ndonjë komunikim me Artan Abrashin, Gjoshi tha se “nuk ia vlen të flitet me nivel të tillë të deputetëve që shpifin”.

Sa i përket komunikimit me deputetin në fjalë , nuk ka ekzistuar asnjë arsye dhe as që ia vlenë të flitet me nivel të tillë të deputetëve që shpifin për të mbuluar aferat e qeverisë dhe paftesinë e tyre”, shtoi ai.

Ndryshe ditë më parë deputeti Artan Abrashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook kishte shkruar se “është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”

Faton Klinaku ka qenë çdoherë konsistent. Vazhdimisht ka deklaruar dhe deklaron mbështetjen e tij të hapur ndaj PDK-së. Përherë ka vepruar dhe vepron në koordinim të hapur me agjendën politike të PDK-së. OVL në krye me të ishte dhe është instrument politik i PDK-së. Faton Klinaku është ndërgjegjja e kulluar e PDK-së, instinkti i saj pa mbulesën e gjuhës së matur. Pse ndër mijëra fjalë për të ilustruar një mendim, ai zgjodhi pikërisht fjalën vrasje? Kjo fletë shumë. Është dëshmia e qartë se PDK në regjistrin e saj të metodave ende nuk e ka braktisur vrasjen si mjet ndaj kundërshtarëve të vet”, kishte shkruar Abrashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.