Remi tregon si u arrestua Enver Sekiraqa nga UÇK: Ishte problematik

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi”, po rrëfen në Pressing të T7.

Ndër tjerash ai ka folure dhe për një arrestim gjatë luftës për Fadil Syleviqin, që më pas kishte funksion në Polici.

Për të Remi thotë se gjatë luftës e kanë gjetur me distinktiv të Serbisë.

”Është zënë me distinktiv të armikut, me armë personale, jo vetëm revole por edhe më të rëndë. Dhe e kemi trajtuar deri kohën kur i kemi liruar gjtihë, derisa i kemi liruar të gjithë nuk kemi guxuar ta lirojmë personin në fjalë, ngase ka pasur njohuri të shumta për UÇK-së dhe potenciali i tij për të na dëmtuar ka qenë i madh”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka deklaruar se pas luftës ka qenë kundër që Syleviqi të merrete funksion.

Madje thotë se ka fjalë që ishte propozuar edhe për ministër të Punëve të Brendshme.

”Unë asnjëherë nuk jam pajtuar që ai të jetë në organet e sigurisë, por ai ka qenë. Ka qenë ndër njerëzit e rëndësishëm, madje viteve të fundit ka pasur edhe fjalë që ka qenë i propozuar edhe për ministër i Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.