Eksperti tregon parametrat që duhen marrë për sigurinë e bombolave të gazit

Eksperti i Sigurisë, Tahir Ahmeti, ka folur për masat të cilat duhen të merren në lidhje me sigurinë e bombolave të gazit.

Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kryerja e kontrolleve periodike të bombolave të gazit, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i tyre janë tri parametra që duhet marrë.

“Janë tri parametra që duhet të kihet parasysh tek siguria e bombolave të gazit, cilësi e bombolave të gazit, kryerja e aseteve dhe kontrolleve periodike të tyre, si dhe instalimi dhe përdorimi i drejtë i këtyre bombolave!”, tha Ahmeti.

Ky reagim i tij vjen pas një rasti të shpërthimi të bombolës së gazit në një familje në Lipjan.

DTV

Leave a Reply

Your email address will not be published.