Kurti: Heqja e masave ndaj Kosovës do të ishte vendim i drejtë i BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se heqja e masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian.

Kurti në një intervistë për TV Sllovenia tha se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë megjithëse Kosova ka përmbushur atë në 69 për qind.

”Aktualisht, për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Evropian. Edhe pse ne nuk jemi përgjegjës për këto kushte. Përkundrazi, ne po luftojmë atje kundër ekstremistëve të dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët. Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore.  Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.