Është ngacmuar seksualisht një i mitur në Mitrovicën e veriut.
Sipas policisë, ai ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga një i panjohur që më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Rasti po hetohet nga policia.
“Mitrovicë Veri 27.08.2023 – 15:00. Me datë 04.09.2023 viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se një i dyshuari deri më tani i panjohur e ka ngacmuar seksualisht e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
DTV