Ish-deputeti dhe zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka thënë se ish-krerët e UÇK-së po dëmtohen nga disa debate joprofesionale televizive.
Sipas tij kjo mund të jetë e paqëllimshme, por dëmi ndaj tyre veç po rritet.
“Nëse nuk mund t’i ndimoni, së paku mos i dëmtoni. Është e sata herë që në debatet televizive të mediave kosovare flet lloj lloj personi të profesioneve të ndryshme të cilët mbase pa qëllim por po bëjnë dëm me deklaratat e tyre ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Të flasësh pa fakte e argumente dhe në emër të luftës pa qenë pjesë e saj është dëm për secilin luftëtar të UÇK-së, mbi të gjitha është një argat më shumë për Serbinë që lobon natë e ditë për dënimin e tyre. Prandaj mos i dëmtoni, nëse nuk mund t’i ndihmoni” ka thënë Dreshaj.