Shtatlartësia e kombëtares çeke është një fakt. Ata janë një nga kombëtaret më fizike të Europës dhe faktorin e shtatlartësisë do të përpiqen që ta shfrytëzojnë sot në “Fortuna Arena”.
25 futbollistët e thirrur nga Silvinjo për këto dy ndeshje vendimtare për fatin e kuqezinjve në grup kanë një gjatësi mestarë 183.04 cm, me portierin Etrit Berisha futbollistin më shtatlartë (194 cm).
Mbrojtësi Ivan Balliu është lojtari më shtatshkurtër i kuqezinjve (172 cm). Por 23 emrat e thirrur nga Jaroslav Shilhavi për kualifikuesen kundër Shqipërisë dhe miqësoren kundër Hungarisë tri ditë më vonë, kanë një gjatësi mesatare prej 183.04 centimetrash.
Portieri Tomash Kubek është lojtari më i gjatë i çekëve, vetëm 3 centimetra larg barrierës së 2 metrave. Por habia është se ka një futbollist nga skuadra kryesuese e grupit tonë, është më shtatshkurtri nga kjo listë: ai është mesfushori Mikal Sadilek, gjatësia e të cilit arrin në 169 cm.
Gjithsesi, kombëtarja e Tomas Souçekut do të jetë një kërcënim serioz në goditjet standarde për portën e Etrit Berishës. Goditjet standarde janë një nga pikat e tyre më të forta.